Gjatë muajit nëntor 2018, mësimdhënëset Svetlana Koçovska dhe Afërdita Amedovska, së bashku me nxënësit e klasës së tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Vjeshta në vendlindjen time” nga Eko Sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nxënësit realizuan aktivitete rreth temave ditore: Kush i ndot lumenjtë dhe Bimët drithore. Ata punuan në grupe, krijuan anije, varka, etj. të cilat i vendosën në punimin në formë lumi dhe këtij punimi i bashkëngjitën mesazhe për mbrojtjen e ujërave. Gjithashtu mësueset së bashku me nxënësit diskutuan edhe për rëndësinë e bimëve drithore në të ushqyerit tonë dhe krijuan disa punime kreative duke shfrytëzuar bimë drithore.

Këto aktivitete kanë për qëllim: mbështetjen e klimës pozitive socio-emocionale në grup dhe bashkëpunimin konstruktiv mes fëmijëve gjatë realizimit të detyrave grupore, njohjen e nxënësve me procesin e kultivimit të bimëve drithore, zgjerimin dhe thellimin e njohurive të nxënësve për bimët drithore, orizi, gruri, misri, elbi, tërshëra, etj. dhe karakteristikat e tyre, thellimi i njohurive për rreziqet dhe ndotësit potencial të lumenjve në mjedisin e afërt, si dhe zhvillimi i një qëndrimi të përgjegjshëm për ruajtjen e ujërave të pastra.