(28.12, 2008) Nxënsit e Shkollës fillore dygjuhësore të integruar “Fridtjof Nansen” në fshatin Prelubishtë i vizitoi Gjyshi Dimër ndërsa nxënësit, për nder të tij dhe për nder të prindërve të tyre dhe me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor, organizuan një program kulturor – artistik, recitim dhe këndim të këngëve me ç’rast, për shfaqjen e sukseshme Gjyshi Dimër të gjithë nxënësit i shpërbleu duke iu dhuruar nga një pako.