Qendra për Dialog Nansen është organizatë lokale jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2000.

QDN Shkup është profilizuar si qendër ndërkulturore, e cila në kontinuitet krijon dhe zhvillon strategji innovative edukativo-arsimore, gjegjësisht qasje dhe burime, duke i mbështetur arsimtarët, nxënësit dhe prindërit në krijimin e praktikave të reja dhe të suksesshme ndërkulturore.

Vizioni i QDN Shkup është krijimi i një shoqërie, në të cilën të gjithë kanë qasje të barabartë në arsim cilësor, të mbështetur në interkulturalizëm, integrim dhe kohezion ndëretnik.

Misioni i QDN Shkup nënkupton dhënie mbështetje dhe kontribut në zhvillimin e arsimit përmes fuqizimit të kapaciteteve të institucioneve dhe subjekteve edukativo-arsimore me inicim të politikave dhe praktikave arsimore ndërkulturore dhe inovative, si dhe promovim të zbatimit të dialogut në drejtim të parandalimit të konfliktit, pajtimit dhe ndërtimit të paqes në shoqëri.

Donator kryesor i QND Shkup është Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.

Vlerat dhe parimet e NDC Shkup janë:

  • Mundësitë e barabarta
  • Mosdiskriminimi
  • Shumëgjuhësia
  • Transparenca dhe qasja e hapur
  • Ambienti pozitiv dhe përfshirës
  • Mundësia për zhvillim të inovacioneve dhe kapaciteteve
  • Kreativiteti, fleksibiliteti dhe origjinaliteti
  • Konstruktiviteti dhe komunikimi i hapur
  • Përkushtimi
  • Respekti i ndërsjellë
  • Motivimi
  • Lojaliteti
  • Puna ekipore
  • Efikasiteti dhe efektiviteti
  • Toleranca
  • Përgjegjësia
  • Demokracia
  • Informimi
  • Profesionalizmi dhe përvoja shumëvjeçare

RRUGA ZHVILLIMORE E QDN SHKUP

Pas themelimit të Qendrës për Dialog Nansen Shkup në vitin 2000, fokusi i organizatës ishte kryesisht i orientuar kah nxënësit, studentët, të rinjtë, politikanët, gjegjësisht përfaqësuesit e organizatave joqeveritare. Qëllimi i aktiviteteve ishte që të njoftohen pjesëmarrësit me shkathtësitë për komunikim jo të dhunshëm dhe zhvillim të dialogut konstruktiv.

Në vitin 2001 aktivitetet ishin të zgjeruara edhe në nivel rajonal, përmes organizimit të disa seminareve dhe forumeve me gazetarë, liderë të rinj, politikanë nga Maqedonia, Serbia, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kroacia.

Në vitet 2003 dhe 2004 fokusi i aktiviteteve programore ishte vënë në fuqizimin e kapaciteteve të partive politike, gjegjësisht forumeve rinore të partive politike përmes formimit dhe zbatimit të më shumë “Shkollave për politikanë të rinj”.

Në vitin 2005 QDN Shkup filloi ta implementojë programin “Dialog dhe pajtim” në komunën e Jegunovcit, ku në vitin 2002 kishte ndodhë ndarja e shkollave fillore mbi baza etnike.

Përmes seminareve për dialog dhe trajnimeve për komunikim, bashkëpunim, tolerancë, punë ekipore dhe zgjidhje paqësore të konflikteve, u krijuan kushte për hapje të gjashtë kabineteve, në të cilat nxënësit me përbërje të përzier etnike ndjekin orë dygjuhësore të lëndëve të informatikës, gjuhës angleze, gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe.

Programi ishte zbatuar deri në vitin 2008, kur u krijuan kushte për hapje të Shkollës së parë të integruar “Fridtjof Nansen” në fshatin Prelubishtë, komuna e Jegunovcit. Si rezultat i kësaj iniciative u zhvillua dhe u implementua Modeli Nansen për arsim ndërkulturor, i bazuar në qasje të integruar, dygjuhësore dhe me përfshirje të lojës në kuadër të aktiviteteve jashtëmësimore.

Që nga viti 2010, zyrtarisht u hap shkolla e parë e mesme e integruara “Mosha Pijade” në fshatin Prelubishtë, me çka projekti u përhap me sukses edhe në komunat tjera.

Në dekadën e kaluar, QDN Shkup punoi e përkushtuar në promovimin e arsimit ndërkulturor dhe Modelit Nansen në më shumë se tridhjetë shkolla fillore dhe të mesme, si në shtet, po ashtu edhe në rajon, me përfshirje të mbi 6000 nxënësve, gjegjësisht mbi 700 arsimtarëve.

Kontribut të rëndësishëm në  implementimin e vizionit të QDN Shkup ka edhe Qendra e parë për trajnim për arsim ndërkulturor, e themeluar në vitin 2012, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Në vitin 2013 është realizuar partneritet me Këshillin për arsim të integruar të Irlandës së Veriut, si ekspertë shumëvjeçarë në sferën e arsimit të integruar.

Qendra për trajnim në kuadër të QDN Shkup ofron programe të llojllojshme për trajnime ndërkulturore për kuadrin edukativo-arsimor, duke e mbështetur zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Në vitin 2015 ekipi i QDN Shkup e hartoi dokumentin strategjik: Koncepti për arsim ndërkulturor, të pranuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vitin 2016.

Duke u nisur nga prioritetet e Konceptit, janë bërë dy analiza të shumëfishta të literaturës së përgjithshme të librave shkollorë, e cila është në dispozicion në të gjitha gjuhët mësimore në arsimin fillor, duke e vlerësuar dimensionin ndërkulturor brenda tyre.

Koncepti për arsim ndërkulturor inicioi edhe zbatimin e hulumtimit të vëllimshëm në dhjetë shkolla, me qëllim të identifikimit të gjendjes ndërkulturore në mjediset shkollore multietnike.

QDN Shkup është fituese e çmimit prestigjioz Maks van der Shtul, të ndarë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për vitin 2001, për veprimtari të jashtëzakonshme në promovimin e arsimit të integruar dhe përmirësim të bashkëpunimit ndërmjet bashkësive etnike.