Më 19 tetor 2012 QDN Shkup ka filluar realizimin e ciklit të dytë të trajnimit themelor për arsim të integruar brenda Qendrës së Trajnimit për arsim të integruar. Pjesëmarrësit e këtij cikli janë mësues që vijnë nga shkollat fillore në disa qytete dhe komuna në Republikën e Maqedonisë: Shkup, Tetovë, Veles, Kriva Palanka, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Sveti Nikole dhe komunat Bistrica dhe Sopishtë.

Cikli i trajnimit bazë për arsimim të integruar përbëhet nga pjesa teorike dhe praktike, si dhe ligjërata nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë në fushën e arsimit të integruar. Sipas dinamikës së planifikuar për të ofruar modulet trajnuese për arsimin e integruar, trajnimi do të zbatohet plotësisht në mars 2013.

Grupi i dytë i arsimtarëve që ndjekin trajnimin në qendrën e trajnimit në QDN Shkup janë aplikantët të cilët nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në zbatimin e aktiviteteve të integruara jashtëmësimore sipas Nansen modelit për arsimim të integruar por vullnetarisht ka shprehur interes për thellimin e njohurive dhe aftësive të tyre në fushën e arsimimit të integruar dhe për të cilët QDN Shkup vedosi që ti stipendon.