Në 4 Mars, 2011 shkollat e integruara në Jegunovcë u vizituan nga ana e përfaqësuesve të USAID-it dhe ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni. Vizitorët kishin mundësi të jenë prezent në orët e mësimit nga programi joformal i cili realizohet në shkollën fillore dhe të mesme të integruar dygjuhësore në Jenunovcë dhe në mënyrë të detajuar të njihen me Nansen modelin për mësim të integruar dygjuhësor. Gjithashtu, vizitorët ralizuan takime me një pjesë të arsimtarëve të cilët janë të angazhuar për implementimin e aktivititeve nga programi për edukim joformal në të dy shkollat.