Në nëntor 2018, mësimdhënësit Amide Xhemal dhe Aleksandar Veljanoski me nxënësit e klasës së nëntë realizuan aktivitete të përbashkëta nga sekcioni Popujt e botës.

Temat e aktiviteteve ishin: Ujërat e ngrohta të Islandës së ftohtë dhe Pranë bregut të detit Balltik. Për realizimin e tyre janë mbledhur informacione të shumta, janë përdorur fotografi të ndryshme për të krijuar pllakat, janë shkëmbyer njohuri dhe përvoja nga hulumtimi.

Qëllimet e aktiviteteve janë thellimi i interesimit të nxënësve për hulumtimin e zonave të ndryshme gjeografike si dhe karakteristikat e tyre, nxitja e interesimit dhe qëndrimit pozitiv ndaj popujve të ndryshëm dhe grupeve etnike, theksimi i aftësisë së nxënësve për të planifikuar, organizuar dhe realizuar mini projekte hulumtuese.