(22.09.2010) Më datë 22.09.2010 në shkollën fillore “Fridtjof Nansen” u mbajt mbledhje me Këshillin e prindërve të kësaj shkolle. Mbledhja u organizua nga ana e menaxhmentit të Qendrës për Dialog Nansen Shkup me qëllim të realizimit të agjendës së paraparë vjetore për informimin e prindërve si dhe konsultimin e tyre.
Në mbledhje ishin të pranishëm shumica e anëtarëve të Këshillit ndërsa u diskutua sipas rendit ditorë në vijim:
-Informim për mësuesen e re në klasën e dytë
-Furnizimi i materialeve të nevojshme
-Uniformat
-Testimi i nxënësve
-Orari dhe ndërrimet / transporti
-Ndryshe…

Prindërit u informuan lidhur me të gjitha pikat e rendit ditorë dhe për të njejtat u diskutua gjatë mbledhjes.
Mbledhja u mbajt në hapësirat e shkollës fillore të integruar dygjuhësore “Fridtjof Nansen” dhe gjithashtu u caktua edhe mbledhja e ardhëshme e Këshillit të prindërve e cila planifikohet të organizohet në pjesën e dytë të nëntorit.