Më 27 tetor 2014, Qendra për dialog Nansen Shkup shënoi fillimin e projektit “Modeli Nansen për arsimim të integruar” në SHFK “Bratstvo- Migjeni” dhe në SHMKP “Mosha Pijade” në komunën e Tetovës. Projekti do të përfshijë një pjesë të nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve (Maqedonas dhe Shqiptar) me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit dhe rritjes së nivelit të integrimit.

Në shënimin e fillimit zyrtar të projektit mori pjesë Ministri i arsimit dhe shkencës z. Abdilaqim Ademi dhe këshilltari i ministrit dhe koordinatori për bashkëpunim me QDN Shkup z. Safet Neziri. Në evenimentin morën pjesë dhe përfaqësues së komunës së Tetovës, përfaqësues të Inspektoratit arsimor, drejtorë të shkollave dhe mësimdhënës.

Modeli Nansen për arsimim të integruar implementohet përmes tri programeve themelore: Aktivitete të integruara jashtëmësimore për nxënësit, programi për trajnimin e mësimdhënësve dhe shërbimeve shkollore dhe programin për bashkëpunim me prindërit.

Qendra për dialog Nansen Shkup i siguron programet vjetore për arktivitete të integruara jashtëmësimore, programet për bashkëpunim me prindër, bursa për trajnimin  e mësimdhënësve të cilët do ta realizojnë programin për aktivitete të integruara jashtëmësimore, mjete dhe pajisje didaktike, libra të posaçme për mësimdhënësit dhe nxënësit, ndihmë eksperte dhe konsultime gjatë realizimit të modelit Nansen për arsimim të integruar.

Barriera gjuhësore tejkalohet përmes aktiviteteve të përbashkëta jashtëmësimore, njohjes së ndërsjellë, tejkalimit të diferencave dhe tolerancës.

Marrëveshja për bashkëpunim mes komunës së Tetovës dhe QDN Shkup u nënshkrua më 23 janar, 2014. Projekti do të realizohet nga ana e Qendrës për dialog Nansen Shkup dhe komunës së Tetovës me përkrahje financiare nga MPJ të Mbretërisë së Norvegjisë.